twitter facebook

XOR është komunitet virtual , themeluar dhe ndërtuar nga një grup i profesionisteve me një sfond divers ne fushën e teknologjisë informatike me theks te veçante ne Sigurinë Kibernetike (Cyber Security). Këta njerëz dëshirojnë qe këto aftësi dhe përvojat qe bartin ti kthejnë në të mirë të komunitetit.

Misioni Ynë

Ne besojmë se duke I bashkuar njerëzit e zgjuar magjia do te ndodhë. Misioni Ynë është te zgjerojmë komunitetin e sigurisë kibernetike ku njerëzit mësojnë nga njeri-tjetri në një mjedis argëtues dhe frymëzues .

Slogani ynë!

“We like flipping bits”

Si funksion?

Është falas, po gjithçka është falas nga ekipi i XOR, me ndihmën e sponsoreve dhe partnereve jemi te përkushtuar te forcojmë individët dhe industrinë ne tërësi. Kur vizitoni një nga ngjarjet tona ju përfaqësoni vlerat individuale dhe JO organizatat apo kompanitë në te cilat jeni te angazhuar.

Shërbimet të cilat i ofronë XOR – Community janë:

https://sandbox.xor.al - Sandbox per analiza automatike te malwar-it

https://tracker.xor.al - C2 Tracker

https://threat.xor.al - Threat Feed platform / SOC Platform

https://ctf.xor.al - Capture the Flag Platform

A mund te kontribuoj?

Sigurisht qe mundeni. Nëse dëshironi te jeni kontributor dhe keni mundësi te ndihmoni ne organizimin e një ngjarje, te bëni një bisede apo keni një ide, thjesht na shkruani apo kontaktoni ne formën e publikuar.

Fingerprint: 35FC 201D 1AFA BADD C6C3 5DEA CE7B 833D 9AFB 05DF

Email: community@xor.al